Skip to content

“Kishte shumë tym, asgjë nuk dukej” Rrëfimi i shqiptarit që i shpëtoi jetën një të moshuare

Një 24 vjeçar shqiptar i ka shpëtuar jetën një gruaje në të 80-tat, e cila jetonte e vetme në banesën e saj pas vdekjes së të shoqit.

I identifikuar në median franceze si Roland Aliu, 24 vjeçari nga Shqipëria tregoi se po ecte në rrugë kur pikasi tymin që po dilte nga shtëpia.

“U afrova dhe dëgjova një grua të bërtiste. E kapa të moshuarën dhe e nxorra jashtë. Më tutje hyra sërish në shtëpi për të parë nëse kishte njeri tjetër. Nuk mund të shihja asgjë, kishte shumë tym… më tutje fqinjët e zonjës u afruan atje, mora në telefon zjarrfikësit më pas”-tregon i riu.