Skip to content

Përfaqësuesi Special i SHBA në Siri Jeffrey: Nuk është puna jonë të heqim qafe Assadin

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Sirinë Xhejms Jeffrey tha se (Presidenti Bashar Assad) nuk ka një të ardhme politike në Siri, por shtoi se nuk është punë e Shteteve të Bashkuara ta heqim qafe Assadin, përcjell KosovaPost.

Jeffrey,  para gazetarëve në Uashington, gjithashtu tha se situata në Idlib është shumë e rrezikshme, dhe ka shumë prova të ‘armëve kimike’, shtoi Jeffrey.

I pyetur nëse SHBA po shqyrton ndonjë fushatë ajrore kundër Idlibit, Xhefri u përgjigj:

“SHBA do të qëndrojnë në Siri derisa ISIS të jetë plotësisht i shkatrruar, gjë që do të marrë pak kohë”. Xhefri tha se Presidenti i SHBA Donald Trump mendoi të njëjtën gjë për qëndrimin në Siri derisa përfundoi ISIS./KosovaPost/.