Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Sirinë Xhejms Jeffrey tha se (Presidenti Bashar Assad) nuk ka një të ardhme politike në Siri, por shtoi se nuk është punë e Shteteve të Bashkuara ta heqim qafe Assadin, përcjell KosovaPost.
Jeffrey, para gazetarëve në Uashington, gjithashtu tha se situata në Idlib është shumë e rrezikshme, dhe ka shumë prova të ‘armëve kimike’, shtoi Jeffrey.
I pyetur nëse SHBA po shqyrton ndonjë fushatë ajrore kundër Idlibit, Xhefri u përgjigj:
“SHBA do të qëndrojnë në Siri derisa ISIS të jetë plotësisht i shkatrruar, gjë që do të marrë pak kohë”. Xhefri tha se Presidenti i SHBA Donald Trump mendoi të njëjtën gjë për qëndrimin në Siri derisa përfundoi ISIS./KosovaPost/.
