Kryeministri Edi Rama gjatë replikave dhe ironive me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, nuk ka lënë pa thumbuar dhe Ilir Metën. Ndërkohë që Jorida Tabaku i kërkoi atij që të jetë i qetë, Rama iu referua deklaratave të Presidentit Meta “me qetësi dhe dashuri”.
REPLIKAT
Tabaku: Me qetësi të lutem…
Rama: Ça me qetësi me qetësi me qetësi, se m’u bëre si Ilir Meta.
Tabaku: Mos përmend njerëz që nuk janë kët..
Rama: Ca me qetësi pra ca me qetësi, me qetësi me dashuri ca qetësie? Më jep ku e bazon se është si të them unë xhaketa juaj 75 mijë euro…
Tabaku: Tenika mos më mbyll mikrofonin…
Ndërhyn Ermonela Felaj
Tabaku: A ke nevojë që të flasë dhe Ermonela?
Rama: Me ju përballë unë të kem nevojë për Ermonelën? Jo
Tabaku: Me qetësi…
Rama: Sa herë të më thuash qetësi, do të them me dashuri…