Kryeministri Edi Rama gjatë replikave dhe ironive me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, nuk ka lënë pa thumbuar dhe Ilir Metën. Ndërkohë që Jorida Tabaku i kërkoi atij që të jetë i qetë, Rama iu referua deklaratave të Presidentit Meta “me qetësi dhe dashuri”.

REPLIKAT

Tabaku: Me qetësi të lutem…

Rama: Ça me qetësi me qetësi me qetësi, se m’u bëre si Ilir Meta.

Tabaku: Mos përmend njerëz që nuk janë kët..

Rama: Ca me qetësi pra ca me qetësi, me qetësi me dashuri ca qetësie? Më jep ku e bazon se është si të them unë xhaketa juaj 75 mijë euro…

Tabaku: Tenika mos më mbyll mikrofonin…

Ndërhyn Ermonela Felaj

Tabaku: A ke nevojë që të flasë dhe Ermonela?

Rama: Me ju përballë unë të kem nevojë për Ermonelën? Jo

Tabaku: Me qetësi…

Rama: Sa herë të më thuash qetësi, do të them me dashuri…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re