Skip to content

Pushtimi i Ukrainës, Meta urdhër Putinit: Tërhiqu nga veprimet ushtarake, po kërcënon jetën e civilëve të pafajshëm

Ilir Meta ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke e konsideruar të pajustifikueshëm dhe veprime kundër sovranitetit të Ukrainës.

Ai i bën thirrje Rusisë që të tërhiqet nga veprimet ushtarake.

Reagimi :

Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!

Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!