Ilir Meta ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke e konsideruar të pajustifikueshëm dhe veprime kundër sovranitetit të Ukrainës.
Ai i bën thirrje Rusisë që të tërhiqet nga veprimet ushtarake.
Reagimi :
Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.
I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!
Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!
