Skip to content

Kancelari gjerman bisedë një orëshe me Putin: Ndalo menjëherë pushtimin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

 

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putin që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.

 

Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.