Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

 

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putin që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.

 

Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re