
Të prekur dhe njëkohësisht të irrituar nga vrasja makabër e nuses dhe vjehrrës, Fatmira dhe Bukurie Bami, janë shprehur banorët e fshatit Progër në Devoll.
“Ai nuk e ka herën e parë këtë gjë që bën. Policia e Devollit e merr e lëshon, ta varrim këtu në mes të fshatit”, tha një prej banorëve për autorin e krimit të dyfishtë.
Policia sqaron se pas identifikimit është arrestuar në flagrancë edhe autori i ngjarjes 36-vjeçari Ali Zili, i cili kishte hyrë në banesën e viktimave për t’i kërkuar lekët që pretendonte se i kishte borxh.
Por në momentin që ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen. Bukurie Bami dhe Fatmira Bami jetonin vetëm, pasi burrat e tyre kanë vdekur. Kurse dy fëmijët e 60 vjeçares janë emigrantë.
Vrau nusen dhe vjehrrën në Devoll, policia arreston 36-vjeçarin si autorin e dyshuar të krimit (EMRI + VIDEO nga vendi i ngjarjes)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
