Skip to content

Vrasje e dyfishtë në Devoll, irritohet komshiu: Nuk e kishte për herë të parë! Policia e Devollit e merr e lëshon…

Të prekur dhe njëkohësisht të irrituar nga vrasja makabër e nuses dhe vjehrrës, Fatmira dhe Bukurie Bami, janë shprehur banorët e fshatit Progër në Devoll.

“Ai nuk e ka herën e parë këtë gjë që bën. Policia e Devollit e merr e lëshon, ta varrim këtu në mes të fshatit”, tha një prej banorëve për autorin e krimit të dyfishtë.

Policia sqaron se pas identifikimit është arrestuar në flagrancë edhe autori i ngjarjes 36-vjeçari Ali Zili, i cili kishte hyrë në banesën e viktimave për t’i kërkuar lekët që pretendonte se i kishte borxh.

Por në momentin që ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen. Bukurie Bami dhe Fatmira Bami jetonin vetëm, pasi burrat e tyre kanë vdekur. Kurse dy fëmijët e 60 vjeçares janë emigrantë.

Vrau nusen dhe vjehrrën në Devoll, policia arreston 36-vjeçarin si autorin e dyshuar të krimit (EMRI + VIDEO nga vendi i ngjarjes)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb