Bashkia e Lushnjes, do të vijojë të drejtohet nga të majtët, të paktën edhe vitin e ardhshëm.
Edhe pse me një ish-kryebashkiak në burg, si Fatos Tushe, i akuzuar për korrupsion, banorët e Lushnjes, vijojnë ti besojnë qeverisjen lokale partisë së Edi Ramës, pavarësisht akuzave të vazhdueshme nga kjo zonë për braktisjen e fermerëve.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, kryetarja aktuale e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, së bashku me Taulant Ballën dhe Erion Braçen, kanë shpallur fitoren, duke e pritur rezultatin me brohoritje në KZAZ.
Sefa kryeson me më shumë se 20 mijë vota, ndjekur nga kandidati i Berishës, Elton Bano, dhe më pas kandidati i PD-së Indrit Sefa.
Vijon…
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
