Skip to content

Përfundon numërimi, Sefa, Balla dhe Braçe nisin festën në Lushnje, kandidati i Berishës dukshëm me më shumë mbështetje se Sefa i Bashës

Bashkia e Lushnjes, do të vijojë të drejtohet nga të majtët, të paktën edhe vitin e ardhshëm.

Edhe pse me një ish-kryebashkiak në burg, si Fatos Tushe, i akuzuar për korrupsion, banorët e Lushnjes, vijojnë ti besojnë qeverisjen lokale partisë së Edi Ramës, pavarësisht akuzave të vazhdueshme nga kjo zonë për braktisjen e fermerëve.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, kryetarja aktuale e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, së bashku me Taulant Ballën dhe Erion Braçen, kanë shpallur fitoren, duke e pritur rezultatin me brohoritje në KZAZ.

Sefa kryeson me më shumë se 20 mijë vota, ndjekur nga kandidati i Berishës, Elton Bano, dhe më pas kandidati i PD-së Indrit Sefa.

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb