Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se po merr formë përfundimtare paketa e Resistencës sociale ndaj pasojave të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë mbi çmimet.
Rama publikoi në Facebook një foto nga Këshilli i Ministrave, i cili është mbledhur ditën e sotme për këtë çështje, ndërsa shkruan: “Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”.