Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur 23-vjeçari, Llazar Palla.
Prej katër ditësh Palla ishte denoncuar nga familjarët si i zhdukur. Sipas informacioneve të familjarëve i riu ishte shurdh-memec dhe ata kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e 23-vjeçarit.
Njoftimi i policise:
Berat/Informacion paraprak
Ditën e sotme është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit, Sqepur, Dimal, shtetasi Ll. P., 23 vjeç, banues në Sqepur, Dimal.
Shtetasi Ll. P. ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, në datën 14.03.2022.
Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e forcës Renea dhe shërbimet e policisë Dimal kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga rezervuari.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.