Skip to content

Ukrainë,në sulmet e Rusisë kanë humbur jetën 121 fëmijë

thumbs b c 8219f5304a7404e7db467ac7829350c7

Si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë kanë humbur jetën 121 fëmijë ndërsa 167 janë plagosur.

Në një deklaratë nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 548 institucione arsimore ndërsa 72 prej tyre janë shembur plotësisht.

Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e deri më tani kanë humbur jetën 121 fëmijë ndërsa 167 janë plagosur.
Burimi: AA