Si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë kanë humbur jetën 121 fëmijë ndërsa 167 janë plagosur.
Në një deklaratë nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 548 institucione arsimore ndërsa 72 prej tyre janë shembur plotësisht.
Që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmet e deri më tani kanë humbur jetën 121 fëmijë ndërsa 167 janë plagosur.
Burimi: AA