Skip to content

Zjarr në rrugën nacionale Milot-Burrel, në rrezik varrezat e fshatit Skurraj

Një vatër zjarri është shfaqur sot në anë të rrugës nacionale Milot-Burrel, pranë fshatit Skurraj. Flakët përfshinë pyjet dhe bimësinë në anë të rrugës duke rrezikuar edhe varrezat e fshatit.

Të njoftuar nga banorët, në terren mbërritën menjëherë punonjësit e emergjencave të njësisë administrative Milot, bashkë me administratorin Dritan Preçi.

Fillimisht u ndërhy me mjete rrethanore e më pas mbërritën zjarrfikësit e Laçit, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb