Një vatër zjarri është shfaqur sot në anë të rrugës nacionale Milot-Burrel, pranë fshatit Skurraj. Flakët përfshinë pyjet dhe bimësinë në anë të rrugës duke rrezikuar edhe varrezat e fshatit.
Të njoftuar nga banorët, në terren mbërritën menjëherë punonjësit e emergjencave të njësisë administrative Milot, bashkë me administratorin Dritan Preçi.
Fillimisht u ndërhy me mjete rrethanore e më pas mbërritën zjarrfikësit e Laçit, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
