Tre persona mbetën të plagosur pasditen e kësaj të enjte në Tiranë.
Përplasja e dy mjeteve tek rruga e Elbasanit, në afërsi të “vilave gjermane”, ka bërë që njëra prej tyre të përfundojë poshtë në nënkalim dukë marrë dëmtime te mëdha.
Tre persona mbeten të plagosur nga ky aksident.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.
Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
