Skip to content

FOTO/ Përplasen makinat, njëra përfundon poshtë në nënkalim, disa të plagosur

Tre persona mbetën të plagosur pasditen e kësaj të enjte në Tiranë.

 

Përplasja e dy mjeteve tek rruga e Elbasanit, në afërsi të “vilave gjermane”, ka bërë që njëra prej tyre të përfundojë poshtë në nënkalim dukë marrë dëmtime te mëdha.

 

Tre persona mbeten të plagosur  nga ky aksident.

 

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.