Skip to content

U vihet flaka dy makinave në Vlorë, disa persona i lagin me benzinë

Dy automjete janë djegur këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Karabash të qytetit të Vlorës. Mjetet kanë qenë të parkuara, kur persona ende të paidentifikuar u janë afruar, i kanë lagur me benzinë dhe u kanë vënë zjarrin. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt janë mjetet në fjalë dhe shkaqet e kësaj zjarrvënieje të qëllimshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb