Dy automjete janë djegur këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Karabash të qytetit të Vlorës. Mjetet kanë qenë të parkuara, kur persona ende të paidentifikuar u janë afruar, i kanë lagur me benzinë dhe u kanë vënë zjarrin. Ende nuk dihet se në pronësi të kujt janë mjetet në fjalë dhe shkaqet e kësaj zjarrvënieje të qëllimshme.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
