Skip to content

Policia spanjolle shkatërron plantacionin më të madh të kanabisit në Evropë

Policia spanjolle ka konfiskuar një plantacion të madh kanabisi në provincën veriore Navarra dhe ka arrestuar tre kultivues të dyshuar, njoftoi Garda Civile e Spanjës.

Garda Civile tha se plantacioni prej 415 hektarësh ishte më i madhi i këtij lloji në Evropë.

Sipas policisë, pronari ka deklaruar se prodhimi i tij ishte për përdorim industrial. Por hetuesit dyshuan se rrënjët e kanabisit po dërgoheshin në Zvicër dhe Itali për t’u kthyer në kanabidiol, ose CBD, prodhimi i të cilit është i paligjshëm në Spanjë.

Policia shkatërroi 415.00 rrënjë, vlera e të cilave llogaritet në rreth 30 milionë euro. Palët e treta në vendet e huaja më pas do t’i përpunonin bimët në kanabidiol, ose CBD, me vlerë rreth 100 milionë euro, tha policia spanjolle.

Tre persona u arrestuan në Navarra dhe dy të tjerë janë nën hetim në rajonin fqinj të vendit Bask.
Burimi: AA