Një automjet tip ‘Fuoristradë’ i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në rrugën që lidh zonën e Tales me superstradën Lezhë-Laç.
Fuoristrada e policisë u përplas me një mjet tjetër tip ‘Mercedez’ në vendin e quajtur Ura e Prekanit por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
