Skip to content

VIDEO/ Përplasje e fortë mes dy makinave në superstradën Lezhë-Laç, shihni pamjet nga vendngjarja

Një automjet tip ‘Fuoristradë’ i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në rrugën që lidh zonën e Tales me superstradën Lezhë-Laç.

Fuoristrada e policisë u përplas me një mjet tjetër tip ‘Mercedez’ në vendin e quajtur Ura e Prekanit por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb