Skip to content

Vdekja brenda komisariatit/ Berisha: Do të propozoj protestë të heshtur

Sali Berisha ka njoftuar se do të propozojë protestë paqësore në të gjithë vendin për t’i thënë stop vrasjeve në komisariate pas ngjarjes së fundit në qytetin e Kavajës.

 

Teksa ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, ish- kryeministri Berisha tha se do t’i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër para të gjitha komisariateve të Shqipërisë në orën 8 të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore, stop vrasjeve në Komisariate.”- njoftoi Berisha

Komisioni i Rithemelit do të mblidhet ditën e sotme gjatë orëve të pasdites.