Sali Berisha ka njoftuar se do të propozojë protestë paqësore në të gjithë vendin për t’i thënë stop vrasjeve në komisariate pas ngjarjes së fundit në qytetin e Kavajës.

 

Teksa ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, ish- kryeministri Berisha tha se do t’i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit që nesër para të gjitha komisariateve të Shqipërisë në orën 8 të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore, stop vrasjeve në Komisariate.”- njoftoi Berisha

Komisioni i Rithemelit do të mblidhet ditën e sotme gjatë orëve të pasdites.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re