Armë zjarri, fishekë, automjete e aparat celulare si dhe ilace kontrabandë u sekuestruan nga policia e Tiranës gjatë natës duke u gdhirë e marta
Verifikimet dhe kontrollet përfshinë 22 mjete dhe 79 persona: në pranga përfunduan 4 vetë për vepra të ndryshme penale.
Arion Lleshi, 22 vjeç, u kap në makinën e tij ku kishte 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullën e Agjensisë Kombëtare të kontrollit të barnave. Një bashkëpunëtor i tij u shpall në kërkim pasi dyshohet se ndihmoi në shitjen kontrabandë të ilaceve.
Në Babrru u arrestuan dy persona me sasi shumë të vogla hashashi. Ndërsa në Farkë u prangos Ahmet Mashollari 50 vjeç, pasi fshihte në shtëpi një “Pushkë” dhe një sasi fishekësh.
Ndërsa në rrugën “Mine Peza” u arrestua Mario Shalari 25 vjeç për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën e përndjekjes.
