Skip to content

Arrestime për armë dhe drogë në periferi të Tiranës

Armë zjarri, fishekë, automjete e aparat celulare si dhe ilace kontrabandë u sekuestruan nga policia e Tiranës gjatë natës duke u gdhirë e marta

 

Verifikimet dhe kontrollet përfshinë 22 mjete dhe 79 persona: në pranga përfunduan 4 vetë për vepra të ndryshme penale.

 

Arion Lleshi, 22 vjeç, u kap në makinën e tij ku kishte 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullën e Agjensisë Kombëtare të kontrollit të barnave. Një bashkëpunëtor i tij u shpall në kërkim pasi dyshohet se ndihmoi në shitjen  kontrabandë të ilaceve.

 

Në Babrru u arrestuan dy persona me sasi shumë të vogla hashashi. Ndërsa në Farkë u prangos Ahmet Mashollari 50 vjeç, pasi fshihte në shtëpi një “Pushkë” dhe një sasi fishekësh.

 

Ndërsa në rrugën “Mine Peza” u arrestua Mario Shalari 25 vjeç për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën e përndjekjes.