Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialistë Edlira Haxhimymeri.

Ajo humbi betejen disavjecare me një semundje të rëndë.

Presidenti Meta reagoi pas ndarjes nga jeta të pedagogës dhe ish-deputetes së PS.

 

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses, ish-Zv.ministre dhe zyrtare e lartë e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!

 

Po ashtu reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale edhe Sekretari i PS, Damian Gjiknuri.

 

Lajm i trishtë ndarja nga jeta e Edlira Haxhiymerit e cila humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej 5 vitesh. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!

 

Edhe kreu i grupit parlamentar socialist, shprehur keqardhjen per ndarjen nga jeta te ish-deputetes dhe pedagoges se njohur.

 

U prehsh në paqe zyshë Edlira! Kam patur nderin të punojmë sëbashku dhe do të kujtoj gjithmonë korrektesën tënde.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re