Policia e Shtetit njoftoi ditën e sotme arrestimin e autorëve dhe zbardhjen e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik që ndodhi rreth një muaj më parë.

 

Pas njoftimit të policisë, Vizion Plus siguroi videon me pamjet e vjedhjes nga momenti që grabitësit kërcënojnë rojen e bankës, futjen në ambjentet e brendshme dhe daljen prej aty.

 

Në sekondat e fundit të videos, në vendin e ngjarjes shfaqet një makinë policie por ajo që bie në sy është mosreagimi.

 

Autorët marrin kohën e nevojshme të dalin nga banka të futen në automjetin e tyre dhe të vazhdojnë rrugën të qetë.

 

Edhe pse në një distancë shumë të afërt asnjë prej oficerëve të policisë nuk del jashtë për të ndërhyrë. Madje ata i hapin rrugën makinës së grabitrësve për tu larguar dhe nuk vihen në ndjekje të tyre.

 

 

Nga ana tjetër edhe pse grabitja u pa nga shumë qytetarë asnjëri prej tyre nuk reagoi për të njoftuar uniformat blu lidhur me rastin. Madje nga kamerat e sigurisë, shihet edhe një person që kalon i qetë para bankës ndonëse pa grabitësit të hynin brenda.

 

 

Policisë së Shtetit iu desh afro një muaj për të zbardhur ngjarjen dhe për të vënë në pranga autorët.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re