Për të katërtin vit me radhë në zonën kodrinore të Godoleshit ne Elbasan u kremtua festa lokale “Qershi dhe Dashuri”.
Një festë e cila synon të promovojë resurset dhe produktet bio të zonës. Vendasit ekspozuan për “miqtë” tezgat të mbushura plot me qershi, vaj ulliri, recel, komposto , turshi ndërsa organizatorët ishin kujdesur të ekspozonin edhe veshjet tradicionale të zonës si një mënyrë për të plotësuar dekorin festiv.
Qytetarët të cilët u bënë pjesë e aktivitetit festiv shijuan produktet bio të zonës dhe festuan nën tingujt e muzikës deri pas mesnate.
Këtë vit pemët e qershisë kanë prodhuar në masë. Fermerët e zonës teksa prezantuan produktet e tyre ankohen për mungesën e tregut dhe forcës punëtore . Sipas tyre zona e tyre është prekur ndjeshëm nga fenomeni i emigracionit.
“Jemi pak të mërzitur se cmimi I qershisë është I ulur, shteti të na ndihmojë për të marrë qershi dhe të ngrihet cmimi. E kemi cmimin e ulet. Nuk na del. Skam filluar me vjel, ka shumë prodhim. Ca do i lëmë të kalbet. Nuk kemi punëtorë. Nuk më leverdis ti marrë”– u shprehën fermerët.
Festa “Qershi dhe Dashuri ” eshte kremtuar me iniciativën e vetë komunitetit të zonës. Teksa mori pjesë në aktivitet kryebashkiaku Gledian Llatja premtoi se do ta mbështesë duke e shndërruar në traditë të përvitshme.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb