Skip to content

Danimarka njofton se një luftanije ruse ka shkelur dy herë ujërat e saj territoriale

thumbs b c 6314d4038b433244e3c698a445930548

Danimarka ka njoftuar se një luftanije ruse ka shkelur dy herë ujërat territoriale të këtij vendi skandinav.

Forcat e armatosura daneze në një njoftim theksuan se një luftanije ruse ka hyrë në ujërat territoriale pranë ishullit Bornholm dy herë në mesnatë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Jeppe Kofod, në llogarinë e tij në twitter me mesazhin “Ne jemi NATO”.

“Provokim rus jashtëzakonisht i papërgjegjshëm, i vrazhdë dhe krejtësisht i papranueshëm. Këto metoda të ngacmimit nuk funksionojnë në Danimarkë”, shkroi Kofod.
Burimi: AA