Danimarka ka njoftuar se një luftanije ruse ka shkelur dy herë ujërat territoriale të këtij vendi skandinav.

Forcat e armatosura daneze në një njoftim theksuan se një luftanije ruse ka hyrë në ujërat territoriale pranë ishullit Bornholm dy herë në mesnatë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Jeppe Kofod, në llogarinë e tij në twitter me mesazhin “Ne jemi NATO”.

“Provokim rus jashtëzakonisht i papërgjegjshëm, i vrazhdë dhe krejtësisht i papranueshëm. Këto metoda të ngacmimit nuk funksionojnë në Danimarkë”, shkroi Kofod.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re