Skip to content

Zbulohet drogë në Këlcyrë

54 kg kanabis sativa, si dhe një armë gjahu pa leje janë sekuestruar këtë të enjte në dy banesa të ndryshme në Këlcyrë. Sipas policisë, 38 kg hashash u gjetën në banesën e Theofan Totos, 57 vjeç.
 
Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Ndërsa 16 kg te tjera u zbuluan në shtëpinë e Manol Qorrit, te fshehura në një fuçi plastike. Nga kontrolli, u gjetën edhe 13 fishekë dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje.