Skip to content

Makina u përplas me barrierat/ Pamjet nga aksidenti ku ndërroi jetë 31-vjeçari (Emri)

31-vjeçari që ndërroi jetë nga aksidenti në kthesën e Kashticës është Arjan Shtika.

 

Nga informacionet paraprake dyshohet se automjeti ka rrëshkituar prej lagështirës dhe më pas është përplasur me barrierat anësore.

 

Mësohet se 31-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

 

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe një tjetër person I cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.