31-vjeçari që ndërroi jetë nga aksidenti në kthesën e Kashticës është Arjan Shtika.
Nga informacionet paraprake dyshohet se automjeti ka rrëshkituar prej lagështirës dhe më pas është përplasur me barrierat anësore.
Mësohet se 31-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe një tjetër person I cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
