Autoritetet greke kanë goditur një grup kriminal për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Tre persona janë arrestuar nga policia ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata kishin marrë me qira një vilë në zonën e Mykonos, ku mbanin lëndën narkotike. Policia ka ndërhyrë me dron për të lokalizuar vendndodhjen e 3 personave përpara se të mësynin në vilë dhe t’i arrestonin.Sipas policisë greke, kreu i këtij grupi ishte një shqiptar i cili është liruar me kusht në vitin 2018.
Ndaj tij rëndonin disa dënime që në tërësi shkonin në 47 vite heqje lirie për veprat penale, tentativë vrasje, plagosje e rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe arratisje nga burgu.
Shqiptari bënte të mundur furnizimin me drogë të cilën e siguronte në Hagë të Holandës dhe e transportonte drejt Greqisë.Gjatë operacionit të policisë greke, në vilë u sekuestruan 437 tableta ekstazi, 219 gramë kokainë, 270.9 gram kanabis si dhe disa doza të tjera drogërash sintetike.