Kryeministri Edi Rama ka nderuar këtë të enjte me statusin “dëshmor i atdheut” Anri Kashikun.
Kryeministri ka priti në ambjentet e kryeministrisë familjarët e Kashikut për t’ju dorëzuar shenjat e posaçme të kujtimit dhe mirënjohjes së kombit.
19-vjeçari u mbyt disa ditë më parë në qytetin e Durrësit, në tentativë për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij.
Kreu i qeverisë u shpreh gjatë fjalës së tij se Anri u bë hero I të gjithë shqipatërve, jo vetëm i vëllait të tij.
Gjithashtu gjatë ceremonisë Rama dekoroi me Medaljen për Vlerësim Profesional edhe rojen bregdetare Igli Shahinajn, i cili i erdhi në ndihmë të të rinjve.