Një grua ka gjetur vdekjen në Durrës pasi dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen Nr.17 Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën shtetasja B. M., rreth 65 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re