Ilir Meta ka zgjedhur një takim me të rinjtë për të premtuar se Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund qeverisë Rama.

 

 

Drejtuesi i Partisë së Lirisë Meta ka deklaruar se korrupsioni qeveritar është përgjegjës për situatën ekonomike në vend dhe largimin e të rinjve, duke sjellë si shembull çështjen e inceneratorëve.

 

 

ILIR META

DREJTUES I PARTISE SE LIRISE

“Me një akt normativ në mars u ul investimi për arsimin dhe më tej u rritën pagesat për inceneratorët për aferën më korruptive të shekullit se prioritet është korrupsioni, ndërsa rinia edukimi i saj rritja e kapaciteteve të saj për këto nuk ka nevojë kjo lloj qeverisje.”

 

 

Meta përsëriti se qytetarët duhet të kenë më shumë pushtet në vendimmarrje, duke përsëritur idenë e referendumit.

 

 

“Referendumi nuk është një mjet, por është mjeti kryesor që populli dhe sovrani të kenë nën kontroll klasën politike.”

 

 

Meta ka folur për krijimin e një aleance mbarëkombëtare për të ndaluar largimin e shqiptarëve e për të ndërtuar politika që mbështesin të rinjtë e të rejat, dhe krijojnë mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re