Një 52-vjeçar u arrestua nga policia e tiranës për kontrabandë medikamentesh.
Në pranga përfundoi Ilirjan Mërkuri. Operacioni i koduar “medicinës” u zhvillua pas informacioneve në rrugë operative, se 52-vjeçari mbante në banesë ilaçe pa pulla fiskale nga agjencia kombëtare e barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Gjatë aksionit u procedua në gjendje të lirë dhe një grua 47-vjeçare e cila u kap duke blerë medikamentet.
Ilirjan Mërkuri akuzohet për tregtimin e mallrave që janë kontrabandë, depozitimin e tyre si dhe fshehjen e të ardhurave.