Skip to content

Zbulohen ilaçe kontrabandë; arrestohet personi që i futi pa pullë fiskale

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 52-vjeçar u arrestua nga policia e tiranës për kontrabandë medikamentesh.

 

Në pranga përfundoi Ilirjan Mërkuri. Operacioni i koduar “medicinës” u zhvillua pas informacioneve në rrugë operative, se 52-vjeçari mbante në banesë ilaçe pa pulla fiskale nga agjencia kombëtare e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

 

Gjatë aksionit u procedua në gjendje të lirë dhe një grua 47-vjeçare e cila u kap duke blerë medikamentet.

 

Ilirjan Mërkuri akuzohet për tregtimin e  mallrave që janë kontrabandë, depozitimin e tyre si dhe fshehjen e të ardhurave.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë