Skip to content

25 vjeçarja në Durrës hidhet nga ballkoni i banesës/ Ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

 

25 vjeçarja me iniciale I.V është hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

 

Grupi hetior ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

 

“Durrës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.