Elsa është veçse 5 vjeçe. Jeton në Kosovë. Në trup ka një sëmundje të rëndë që i ka prekur pjesë të fytyrës, barkut e kurrizit. Një sëmundje që ia rrezikon jetën kësaj vogëlusheje dhe ia rëndon shpirtin nënës, e cila nuk kishte mundësi të përballonte kostot e kurimit të së bijës.

Disa ditë më parë, nëna e Elsës i bëri një thirrje “Shiptarët për Shqiptarët”.

Me lot në sy, nëna kërkoi ndihmën e bamirësve, që të mos humbë të bijën. Shqiptarët iu përgjigjën lutjeve të kësaj nëne për shërimin e të bijës.

“Menjëherë pas thirrjes sonë tek Elvis Naçi, “Shqiptarët për Shqiptarët” na ndihmuan. Nuk e kisha menduar kurrë se shuma do të bëhej kaq shpejt. Të gjithë shqiptarëve që kanë kontribuar për Elsën, unë i falenderoj shumë.”-tha nëna e Elsës.

“Për pak ditë Elsa niset në Itali. Jam e lumtur dhe e trishtuar.  E lumtur se po shkon të shërohet, por e mërzitur që nuk do të jem bashkë me të për disa ditë. Jam e sigurt se kur do të kthehet nga Italia, do të jetë mirë.”-tregoi motra

Edhe Elsa vogël, e ka një mesazh për të gjithë ata bamirës që kontribuan për të bërë realitet kurimin e saj.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve, ju dua shumë.”

Nuk na mbetet veçse t’i urojmë shërim të plotë Elsës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko