Almario Vojoviç banues në Gjirokastër u arrestua nga policia për shkak se ka ndihmuar tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.
24 vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez :
– Z. K., 33 vjeç
– S. Sh., 22 vjeç
– D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).
