Skip to content

U kap me 3 pakistanezë në makinë, pranga gjirokastritit

 

Almario Vojoviç banues në Gjirokastër u arrestua nga policia për shkak se ka ndihmuar tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

24 vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë  duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez :

 

– Z. K., 33 vjeç

– S. Sh., 22 vjeç

– D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).