Pas vdekjes së mbretëreshës Elisabet II, princi Charles bëhet menjëherë mbret i Britanisë së Madhe.

 

Si trashëgimtar që në moshën tre vjeçare, ai ka qenë trashëgimtari më jetëgjatë i fronit në historinë britanike.

 

Pasi të bëhet sovran, Charles ka mundësinë të marrë çdo emër që ai zgjedh për mbretërimin e tij si Mbret.

 

Për shembull, emri i vërtetë i mbretit George VI ishte në fakt Albert. Dy monarkë të mëparshëm janë quajtur Charles.

 

Charles kishte marrë tashmë disa nga angazhimet e Mbretëreshës këtë vit pasi shëndeti i saj ishte bërë mjaft shqetësim për të, aq sa kishte anuluar disa nga angazhimet e saj, duke përfshirë hapjen shtetërore të Parlamentit.

 

Si Charles ashtu edhe Princi Uilliam i kishin dhënë përparësi ditarit të Mbretëreshës mbi të tyren.

 

Të dy ishin aktivizuar si Këshilltarë të Shtetit, ku Mbretëresha delegon pushtetin e saj sovran për qëllime specifike dhe ata ishin të detyruar të ishin edhe më të disponueshëm për ato detyra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re