Tre ditë nga ndërprereja e marrëdhënieve diplomatike të Iranit dhe dëbimit të gjithë punonjësve të ambasadës së republikës islamike në vendin tonë, vjen reagimi i parë. Një tjetër sulm kibernetik u regjistrua në orët e para të mëngjesit të shtunës. Këtë herë në shenjëstër ishte sistemi TIMS dhe faqja zyrtare e parlamentit.

 

Në më pak se dy muaj shërbimet online u goditën dy herë. Sulmi më i madh ishte ai i 15 korrikut. E-Albania u rrëzua duke paralizuar për ditë me rradhë 1200 shërbimet online për qytetarët.

 

“Homeland Justice”, “Drejtësi për Atdheun” pretendojnë se qëndrojnë pas sulmit kibernetik. Argumenti i sjellë nga ky grupim është, “Pse duhet të shpenzohen taksat tona për terrorristët e Durrësit”, duke iu referuar MEK, mbështetësve të opozitës iraniane, të strehuar në Manzë të Durrësit.

 

Një sërë dokumentesh u publikuan nga posta zyrtare elektronike e kryeministit Edi Rama, të Ministrisë së Jashtme, përfaqësive të saj nëpër botë, Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes apo numrat e telefonave të qytetarëve shqiptarë.

 

Një ditë më parë në përfundim të hetimit, ekspertët e tekonologjisë së Microsoft deklaruan se hakerat iranianë thyen sigurinë një vit më parë. Hallka e dobët në sistemin online shqiptare sipas hetimeve ishin kompjuterat e papërditësuar prej më shumë se një viti në administratën publike duke krijuar mundësinë hakerave të depërtojnë në sistem.Kjo e dhënë e cila u bë publike për herë të parë nga Microsoft, nuk u pëmend as në deklaratën e kryeministrit Edi Rama, kur njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

 

Në deklaratën e 7 korrikut, kreu i qeverisë tha se agresoni kibernetik u orkestrua dhe u sponsorizua nga Republika Islamike e Iranit, me angazhimin e katër grupeve, ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorrizmit kibernetik ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko